Këshilla verore për pronarët e kafshëve në kohë pandemie - Bota Sot
Këshilla verore për pronarët e kafshëve në kohë pandemie

Life style

Këshilla verore për pronarët e kafshëve në kohë pandemie

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:21
Foto Ilustrim

Po kërkoni të shijoni disa aktivitete verore “normale” tani që kufizimet e COVID-19 janë lehtësuar? Ndiqni këto këshilla për t’u siguruar që qeni juaj të jetë në qejf si ju!

Ndërsa kufizimet e COVID-19 janë liruar në shumë vende, shumë prej nesh po mundohemi ta shijojmë verën në këto kushte.

Meqenëse vendet në ambiente të mbyllura mund të kenë kufizime më të vështira, duket se ambientet e hapura në natyrë do të jenë vendi kryesor ku do të kalojmë kohë këtë sezon.

Lajmi i mirë? Kjo do të thotë më shumë mundësi për t’u argëtuar me qenin tuaj.

Lajmi i keq? Qeni juaj mund të mos përshtatet shumë mirë me orarin tuaj të ngjeshur të verës.

Më poshtë gjeni disa këshilla për t’u siguruar se ju dhe qeni juaj po kaloni një verë të mirë:

Mos e braktis papritmas

Kjo mund të duket tepër dramatike. Nuk do të thotë të dërgosh qenin në një vend të panjohur dhe ta lini aty përgjithmonë. Kjo do të thotë se qeni juaj ka kaluar më shumë kohë me ju muajt e fundit dhe ju papritmas jeni duke u larguar më shpesh për periudha të gjata kohore, nga kjo mund të keni pasoja të padëshiruara, përfshirë ankthin e ndarjes, sugjerohet që gradualisht zgjasni kohën tuaj larg dhe kur jeni në shtëpi, po ashtu luani me qenin tuaj.

Angazhojeni me gjëra argëtuese

Po kthehesh në punë? Jepini lodrat e qenve për ta mbajtur atë të zënë ndërsa jeni larg. Ai do të mërzitet për ju, por jo aq intensivisht nëse mendja e tij është e preokupuar.

Ecni kur është freskët

Trotuaret e nxehta nuk janë të sigurta, ato mund të djegin këmbët e qenit tuaj. Moti i nxehtë në përgjithësi mund të bëjë që të dy të ndiheni të lodhur edhe pas një shëtitje të shkurtër, që do të thotë se do të jetë e ndërlikuar të përmbushni kërkesat e tij për ushtrime dhe tuajat! Dilni herët në mëngjes ose pasi nxehtësia e ditës shpërndahet. Të dy do të jeni të lumtur me këtë zgjidhje.

Mbani distancën

Argëtohuni këtë verë, por qëndroni të sigurt! Virusi është akoma aktiv dhe është po aq i rrezikshëm sa në fillim. Mbani në mend rekomandimet e fundit për t’i mbajtur të gjithë sa më të sigurt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat