Si ka ndikuar pandemia në përmirësimin e marëdhënieve në familje - Bota Sot
Si ka ndikuar pandemia në përmirësimin e marëdhënieve në familje

Life style

Si ka ndikuar pandemia në përmirësimin e marëdhënieve në familje

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 09:29
Ilustrim

Studime të ndryshme kanë treguar se përpos gjendjes së rënduar fizike, psikologjike dhe financiare, nga ana tjetër, pandemia ndikoi për mirë të marrëdhëniet, sidomos te raportet prind-fëmijë, veçanërisht nënë e bijë.

Grant McCracken është një antropolog me përvojë shumëvjeçare në Amerikë, i cili prej kohësh studion familjet amerikane. Një studim i tij i fundit zbuloi se marrëdhëniet familjare u forcuan në të gjithë botën, si pasojë e pandemisë duke u ndalur më shumë te raportet nënë-bijë.

Më shumë se 60% e të anketuarve në studimin e tij raportuan një marrëdhënie më të mirë që pas fillimit të pandemisë. McCracken shpjegoi se nënat ndonjëherë e humbasin kontaktin e vazhdueshëm me vajzat, ndërsa këto të fundit, sidomos nëse janë në moshën e adoleshencës, priren drejt të shpenzuarit më shumë kohë me rrethin shoqëror.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat