10 mënyra për të puthur më mirë

Life style

10 mënyra për të puthur më mirë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Ka shumë mënyra që të putheni me interes romantik se sa një prekje e buzëve.

Puthja është shumë e veçantë, në veçanti kur keni puthjen e parë.

Që nga ndryshimi i humorit e deri tek disa emocione të bukura, puthja ka një ndikim shumë të rëndësishëm.

Këto janë disa nga mënyrat se ti jepni një puthje më romantike.

Aroma e gojës duhet të jetë e freskët

Nuk dëshirojmë që partneri të nuhas erën e kafes së mëngjesit apo hudhrave që keni konsumuar gjatë ditës. Është shumë me rëndësi që ti pastroni dhëmbët  në mënyrë që të keni aromë të freskët dhe të pastër të gojës.

Gjeni momentin e duhur

Ndiqni gjuhën e trupit të personit tjetër në mënyrë që të dini momentin e duhur që të jepni puthjen. Mos insistoni nëse personi nuk ndihet komod që ta pranoj atë. Gjithashtu mos e lini partnerin në pritje të gjatë.

Kërko leje

Nganjëherë, gjuha e trupit nuk mund të ju ndihmojë nëse është koha e duhur për të dhënë një puthje, andaj është shumë edukative të kërkoni leje nga personi tjetër nëse do të kishit mundësi për një puthje.

Puno me sy

Kur të filloni një puthje, ju nuk mund ta përdorni gojën që të flisni, kështu që pse jo, përdorni sytë për të treguar çfarë dëshironi.

Qëndro në kohë

Do të filloni të ndiheni më të lidhur dhe më afër me personin tjetër në momentin që filloni puthjen, është me rëndësi që të qëndroni në kohë dhe të mos bëni lëvizje të nxituara.

Merrni kohën tuaj

Puthja është punë ekipi. Mos bëni veprime të tepruara si prekjet e shumta. Merrni frymë thellë dhe bëje atë që të duket e drejtë.

Mbaje pasionin

Puthja e bënë partnerin tuaj që të ndihet special dhe afër teje. Me anë të puthjes jepni partnerit tuaj ndjenjën se ju e vlerësoni atë.

Bëju spontan

Mundohuni në mënyrë që gjërat të shkojnë në mënyrë spontane, kështu partneri do të ndihet më mirë dhe çdo moment do të dukej më i veçantë.

Bëje eksperiencë të tërë trupit

Puthja bëhet edhe më e thellë kur qëndroni shumë afër partnerit, duke i prekur qafën apo shpinën.

Përdorni duart

Gjatë një momenti romantik mes dy personave është shumë me rëndësi që të dini se në cilat pjesë trupore duhet ta prekni partnerin.

Pjesa e qafës, krahëve dhe e shpinës gjatë një puthje duhet të preken me lehtësi. Kjo ju tregon afërsi dhe siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat