​Disa mënyra se si t’i delegoni detyrat në ekipin tuaj

Life style

​Disa mënyra se si t’i delegoni detyrat në ekipin tuaj

Më: 10 mars 2021 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Stili juaj i udhëheqjes varet nga detyra, aftësitë dhe njohuritë e ekipit, koha dhe mjetet në dispozicion, përvoja e anëtarëve të ekipit për të bërë projekte të ngjashme si dhe rezultatet e dëshiruara. Si mbikëqyrës apo udhëheqës i ekipit, ju merrni vendime vazhdimisht në lidhje me stilin e duhur të udhëheqjes, për ta përdorur në secilën situatë. Kur jeni në një pozitë të tillë kërkohet që ta nxisni përfshirjen dhe fuqizimin e secilit anëtarë, për ta bërë të jap më të mirën nga vetja.

Suksesi në vendet e punës është i ndërthurur. Suksesi i secilës pozitë në hierarkitë e kompanive varet nga suksesi i pozitës me të ultë. Kështu që kur ata kanë sukses, keni edhe ju. Akademi Pune ju sjellë disa këshilla për delegimin e suksesshëm të detyrave në një ekip pune.

Kurdoherë që është e mundur, kur të delegoni punën, jepni personit një detyrë të tërë për ta bërë!

Nëse nuk keni mundësi t’i jepni punonjësit një detyrë të tërë, sigurohuni që secili prej tyre ta kuptojnë qëllimin e përgjithshëm të projektit, në të cilën bëjnë pjesë detyrat e secili punonjës. Ata do të kontribuojnë në mënyrë më efikase, kur janë të vetëdijshëm për tablonë e madhe.

Punonjësit kanë paraqitje më të mirë kur ndihen që janë pjesë në diçka që është më e madhe se vetja e tyre.

Duke i shtyrë punonjësit që ta shohin çdo hap të projektit, do t’i bëni të ndihen sikur janë pjesë e gjithë iniciativës. Kjo i bën ata të ndihen më të rëndësishëm, duke u dhënë kështu motiv për të punuar më shumë. Personat të cilët i dinë qëllimet dhe pritshmëritë arrijnë të marrin vendime më të mira në lidhje me punën të cilën e bëjnë.

Sigurohuni që anëtarët janë duke e kuptuar saktësisht çfarë ju po e kërkoni!

Kërkoni që t’ju bëhen pyetje, vëzhgoni vazhdimisht procesin e punës apo kërkoni nga punonjësit që t’ju flasin në mënyrë që ta kuptoni që mësimet dhe detyrat janë kuptuar. Kështu që, sigurohuni që ju dhe punonjësit i ndani të njëjtat objektiva për secilën detyrë që është ndarë.

Nëse keni pamje se si do të duket një rezultat i suksesshëm, ndani atë me anëtarët e grupit!

Punonjësit tuaj preferojnë që ju të ndani saktësisht atë që kërkoni më ata, se sa t’i leni ata të mendojnë rreth kësaj dhe në fund të mos jeni i kënaqur me atë çfarë kanë bërë. Ka nga ata udhëheqës që nuk tregon se çfarë saktësisht është duke kërkuar nga ekipi dhe në fund ankohet dhe ndihet i pakënaqur me punën. Në raste të tilla faji është i udhëheqësve.

Identifikoni pikat kryesore të projektit, ose datat kur doni komente rreth progresit!

Ju duhet gjithashtu mundësia për të ndikuar në drejtimin e projektit dhe vendimet e ekipit ose individit. Nëse filloni që nga fillimi këtë mënyrë atëherë punonjësit nuk do të ndihen ngushtë, sikur po i përcillni prapa shpine në çdo hap që ata bëjnë.

Identifikoni matjet ose rezultatin që do të përdorni për të përcaktuar që projekti u përfundua me sukses!

Nëse identifikoni se si do të matni rezultatet dhe e ndani këtë me punonjësit, ata do të kenë më shumë gjasa të kenë sukses. Kjo do ta bëjë planifikimin e zhvillimit të paraqitjes më të matshme dhe më pak subjektive.

Përcaktoni, paraprakisht, si do ta falënderoni dhe shpërbleni secilin anëtar për përfundimin me sukses të detyrës ose projektit që ua keni deleguar!

Njohja përforcon vetë-imazhin pozitiv të punonjësit, ndjenjën e arritjes dhe besimin se ai ose ajo është një kontribuues kryesor.

Paralajmërime në përdorimin e delegimit si një stil udhëheqjeje

Delegimi mund të duket si zbrazje nga punonjësit që u caktohen ato punë, që deri tash veçse ishin duke i bërë. Ata ankohen kur marrin punë të njëjta, sepse janë të interesuar për të marrë sfida të reja dhe menaxheri thjesht u jep disa punë për t’i përfunduar.

Anëtarët e një kompanie kanë nevojë që t’ju ndahen punë të cilat janë më sfiduese. Për shembull, pjesëmarrja në takime, gjatë të cilave u produkt në zhvillim e sipër, mund të jetë sfidues, emocionues si dhe i bën ata të ndihen më të përgjegjshëm.

Punonjësit nuk besojnë që menaxheri e kupton dallimin, kështu që ata e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke bërë punë përsëritëse. Kjo ngarkesë e punës, e cila bën që punonjësit të punojnë me orë të gjata dhe fundjava, ndikon në aftësinë e tyre për të marrë më shumë përgjegjësi si dhe të merren me obligimet e tyre familjare. Një punonjës në të tilla rrethana fillon të inatoset me kalimin e kohës.

Por, padyshim që çdo punë e ka edhe pjesën e tyre të detyrave të zakonshme që plotësohen. Dikujt nuk i pëlqen të merret me një punë, ndërsa dikujt tjetër me një tjetër, prandaj, menaxheri duhet ta ekuilibrojë me kujdes ndarjen e shumë punëve në atë mënyrë që një projekt të përfundojë me rezultatin më të mirë të mundshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat