A funksionon metoda 4-7-8?

Life style

A funksionon metoda 4-7-8?

Më: 6 janar 2022 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Thuhet se ekziston një metodë e thjeshtë frymëmarrjeje që e ndihmon trupin dhe mendjen të relaksohet më shpejt nga ç'mendoni ju. Teknika 4-7-8 ka ndihmuar shumë njerëz të kalojnë nga momente të forta stresi në një version më të fokusuar dhe përqëndruar të vetes. Madje, përmes kësaj teknike do ta keni më të thjeshtë t'ju zërë gjumi nëse keni probleme me të. 

Po çfarë është teknika 4-7-8?

Quhet ndryshe si "frymëmarrja relaksuese" dhe bazohet në ritualet antike të yogës, rituale që tërheqin energjinë e mirë duke kontrolluar frymëmarrjen. Kjo mënyrë e thjeshtë përfshin frymëmarrjen e thellë për 4 sekonda, mbajtjen e saj për 7 sekonda të tjera dhe nxjerrjen e frymëmarrjes për 8 sekonda të tjera. 

Gjatë kohës që ju kontrolloni frymëmarrjen tuaj (duke e mbajtur apo çliruar atë) ndihmoni shumë trupin dhe trurin, prandaj mund ta aplikoni shpesh, aq më tepër nëse doni të bëni gjumë edhe më të qetë. 

Kur është koha më e mirë për ta bërë? 

Në mbrëmje, para se të bini për të fjetur. Vetëm kështu do të qetësoheni plotësisht dhe do të flini më shpejt. Gjithsesi, kjo teknikë e thjeshtë mund të aplikohet lehtësisht kudo dhe kurdo me përjashtim të rasteve kur jeni duke i dhënë makinës apo kur jeni duke bërë një punë që kërkon përqëndrim. 

Sa herë duhet ta bëni?

Të paktën dy herë në ditë dhe kërkon durim para se të shihni rezultatet e para. Teknika 4-7-8 është një super metodë nëse doni të çliroheni nga çdo lloj stresi, ankthi apo të bëni gjumë të pandërprerë!

Sigurisht kjo nuk do të thotë se kjo metodë vlen për këdo pasi trupat dhe mendjet e njerëzve janë të gjithë të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat