6 shenja që tregojnë që ditën e parë se vendi i ri i punës është toksik

Life style

6 shenja që tregojnë që ditën e parë se vendi i ri i punës është toksik

Më: 22 janar 2022 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

1. Askush nuk të uron mirëseardhjen dhe s'të përfshijnë në biseda në ditën tënde të parë

Kur je i ri, kolegët supozohet të ta bëjnë më pak të sikletshme ditën e parë që është gjithë emocione edhe për njeriun me më shumë eksperienca në botë. Nëse tregojnë indiferencë dhe s'i japin asnjë lloj rëndësie ardhjes tënde, ka diçka që s'shkon në atë ambient. Thjesht s'është vend pune i shëndetshëm.

2. Kudo rreth teje vë re gjeste të pahijshme, duke nisur nga shefi yt.

Nëse që ditën e parë të punës ti vë re se problemet kolegët e tu i zgjidhin duke bërtitur apo sharë klientët, merre si shenjë të keqe. Ka një ndryshim mes një situate stresuese në punë dhe një ambienti pune që në filozofinë e saj ka të bërtiturat apo sjelljen e keqe. Kjo e fundit mund të jetë ngjitëse, prandaj bëni kujdes.

3. Kolegët s'e kanë problem të bëjnë thashetheme/shajnë njëri-tjetrin në syrin tënd

Nëse nuk tregojnë pak etikë as në ditën e parë, mos prisni që gjërat të ndryshojnë më vonë. Kur kolegët bëjnë akuza, hedhin fjalë apo shajnë të tjerët, dijeni që nesër mund të jetë radha juaj. Thashetheme mund të bëhen kudo, por ndihet mjedisi që është më shumë toksik se normalja. Vraponi.

4. Ti mëson se askush s'ka qëndruar në atë punë më shumë se disa muaj

Ka diçka që s'shkon. Njerëzit padyshim janë gjithmonë në kërkim të një mundësie më të mirë, por dukuria e përsëritur të të qëndruarit në një vend vetëm disa muaj, është shenjë e një mjedisi pune toksik. Çfarë i ka shtyrë punonjësit të largohen aq shpejt?

5. Kompania krenohet për vlera që s'duhet të krenohet

Nëse ato nisin përmendin vlera që janë bazike dhe të padiskutueshme, ka diçka që nuk shkon me kompaninë. Etika e tyre e punës s'është në nivelin e duhur dhe kjo do të reflektohet kudo.

6. E sheh që pritshmëritë e tua s'kanë lidhje me vendin në realitet

Asgjë nuk ngjan me çfarë prisje ti nga pozicioni i ri. Në një mjedis toksik pune ti nuk ke një ide fikse për rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e tua. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat