Çfarë duhet të keni parasysh para se të bashkëjetoni

Life style

Çfarë duhet të keni parasysh para se të bashkëjetoni

Më: 28 mars 2017 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Për ty si femër, jemi të sigurtë, do të jetë më e lehtë. Por partneri, si do ta presë ai? Duhet të kesh parasysh se pas bashkëjetesës…

Marrëdhënia juaj do ndryshojë
Bashkëjetesa është si të shohësh programin tënd të preferuar, por po ta lësh aty për 24 orë, 7 ditë në javë, me siguri shumë gjëra nuk do t`ju pëlqejnë. Të gjitha këto shtonin romanticitetin, po tani? Do ta kesh atë nëpër këmbë tërë kohës.

Dhe ndoshta shumë gjëra që më para nuk i dije prej tij dhe po i mëson tani, do ta ndrsyhojnë atë që ndjen

Jeta juaj seksuale do ndryshojë
Jo çdo natë do të përfundojë me ju të dy të zhveshur në shtrat, të ngjitur pas njëri-tjetrit dhe të ëmbël. Përpara se të bashkëjetoni, nuk shiheni aq shpesh dhe kjo shton edhe dëshirën për seks.

Zonja, mos e teproni me kërkesat
Kur nis bashkëjetesa, një gabim që ne femrat bëjmë është të kërkojmë barazi dhe përsa u përket punëve të shtëpisë. Duhet të kesh parasysh se debati për ndarjet e punëve është një nga më kyçët kur sapo ke filluar bashkëjetesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat