Si të menaxhoni një lidhje në distancë? - Bota Sot
Si të menaxhoni një lidhje në distancë?

Life style

E shtunë, 20 tetor 2018

Si të menaxhoni një lidhje në distancë?

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 06:42
Ilustrim

Ndonjëherë e keni të nevojshme ta keni pranë, pasi me një telefonatë ai/ajo mund t’ju gjenden pranë. Është e trishtueshme kur e mendon që duhet të presësh ditë të tëra për të parë njeriun që do.

Gjithsesi, nëse ka dashuri mund t’ia dilet.

Ne sot do ju japim disa këshilla sesi të mbani gjallë një dashuri edhe në distancë.

Shmangni komunikimin e tepërt

-Kur jeni larg partnerit/partneres e vetmja mënyrë për të ruajtur marrëdhënien është komunikimi përmes telefonit. Duke qenë se ai/ajo nuk është pranë ju mundoheni t’i shpjegoni çdo gjë me detaje, dhe t’i shkruani në çdo moment. Shmangeni këtë gjë. Ju sigurisht që duhet të flisni me të gjatë gjithë kohës, por mundohuni të mos bëheni e bezdisshme.

Shikojeni si një mundësi

“Nëse dëshironi të jetoni së bashku, ju në fillim duhet të mësoni të jetoni të ndarë”. Kjo shprehje mund të motivojë të gjithë ata që e “vuajnë” një lidhje në distancë. Shikojeni si mundësi, pasi distanca është një test i marrëdhënies suaj. Nëse ia dilni të mposhtni kilometrat që ju ndajnë, sfidat e tjera që mund t’ju dalin gjatë jetës, ndoshta do të jenë më të lehta se mos pasja e njëri-tjetrit pranë.

Flisni vazhdimisht, por mundohuni të jeni krijues

Kur flisni 24 orë në 24 me një person, mbarojnë edhe temat që mund të diskutoni me të. Mundohuni gjithmonë që të bëheni krijues, dhe të flisni për gjëra të reja me partnerin/partneren.

Shijoni kohën me familjen dhe miqtë tuaj

Çdo të keqe e ka nga një të mirë. Nëse keni partnerin/partneren larg keni më shumë kohë për të kaluar me miqtë dhe familjen tuaj

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test