Pantallonat e lëkurës janë rikthyer në modë, disa ide si t’i vishni dhe të dukeni gjithë stil

Life style

Pantallonat e lëkurës janë rikthyer në modë, disa ide si t’i vishni dhe të dukeni gjithë stil

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 18:52
Ilustrim

Nëse dini t’i mbani dhe t`i kombinoni mirë, është e sigurt që do të dukeni plot stil teksa ecni rrugëve të qytetit.

Nuk janë të thjeshta për t’u kombinuar dhe sidomos kur bëhet fjalë për t’i veshur në përditshmëri, megjithatë, nëse edhe ju keni një palë që rrinë prej kohësh në dollap, po ju japim disa ide se si mund t`i kombinoni.

Të ngushta dhe me bel lart janë pantallonat perfekte për vajzat elegante. Nëse doni t’i vishni për të dalë në darkë, fare mirë mund t’i kombinoni me një bluzë të zezë të tejdukshme, si Olivia Culpo në këtë foto.

Shtoni disa aksesorë me ngjyra që bien në sy dhe jeni gati për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve!

Nëse nuk i doni totalisht të ngushta, këto mund t’ju bëjnë punë, pasi vijnë të ngushta lart dhe paksa të gjera nga fundi.

Pantallonat e lëkurës mund t’i kombinojmë fare mirë me pulovrat aq shumë të dashura nga ne tani në këtë sezon.

Pantallona lëkurë, një golf i zi dhe një rrip në mes është gjithçka që ju duhet nëse nuk doni ta vrisni shumë mendjen për kombinimin dhe përsëri do të dukeni perfekte.

E gjithë veshja lëkurë? Nuk do gaboni kurrë!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat