‘Dua që të bëhem një sipërmarrëse’, 18-vjeçarja nxjerr në shitje virgjërinë

Life style

‘Dua që të bëhem një sipërmarrëse’, 18-vjeçarja nxjerr në shitje virgjërinë

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 16:59
18-vjeçarja nga Londra e cila njihet me emrin Jade, ka thënë për “Female” se ka ambicie të mëdha për të ardhmen e saj. Ajo ka shtuar se dëshiron që të paguajë borxhet e së ëmë, e cila e rriti e vetme.

Një adoleshente britanike e cila ka nxjerrë në shitje online virgjërinë, është shprehur se e ka marrë këtë vendim që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, pasi e ëma e mësoi të respektonte veten.

Studentja ka treguar gjithashtu se nuk ka pasur kurrë një të dashur, pasi nëna e saj e këshillonte atë që të përqendrohej te studimet dhe më vonë të mendonte për marrëdhëniet.

 

“Kam vendosur që të shes virgjërinë, pasi në këtë mënyrë mund të ndihmoj nënën me problemet financiare. Ajo më ka rritur e vetme me një sjellje të mirë e duke më treguar që të kem respekt për veten. Prandaj dua që t’ia kthej mbrapsht këtë të mirë”, ka thënë 18-vjeçarja.

Ajo ka shtuar se këto para do t’i përdorte edhe për arsimimin e saj. “Dua që të bëhem një sipërmarrëse dhe të hap një biznes timin. Gjithashtu të udhëtoj nëpër botë dhe të bëj disa punë bamirësie”, ka shtuar Jade.

Kjo e fundit ka rrëfyer se duke shitur virgjërinë e saj mund të ndryshonte jetën që bën, si dhe do të realizonte ëndrrat.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat