Qëllohet për vdekje aktorja Jonshel Alexander

Mediale Vip

Qëllohet për vdekje aktorja Jonshel Alexander

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:17
Jonshel Alexander

Jonshel Alexander, një aktore e njohur më shumë për paraqitjen në filmin e nominuar për ‘Oscar’ të vitit 2012, “Beasts of the Southern Wild”, u vra gjatë të shtënave në fundjavë në vendlindjen e saj Louisiana.

Ajo ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare.

Policia tha se Alexander dhe një burrë u qëlluan brenda një automjeti të shtunën në New Orleans dhe ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar me makinë në spital për trajtim.

Në moshën 12-vjeçare, ajo luajti personazhin Joy Strong në “Beasts of the Southern Wild”, një dramë e filmuar pranë Houma që tregon historinë e një komuniteti të varfër të Louisianas.

Filmi fitoi ‘Çmimin e Madh të Jurisë’ në ‘Festivalin e Filmit Sundance’ dhe u nominua për katër çmime ‘Oscar’, duke përfshirë ‘filmin më të mirë’.

Regjisori Benh Zeitlin reagoi i tronditur kur mësoi për vdekjen e saj dhe ka qenë në kontakt me familjen e të ndjerës gjatë tërë kohës.

Jonshel ishte fëmija më i vogël në familje sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ajo punoi si nikoqire në restorante dhe iu përkushtua kujdesit të vajzës së saj njëvjeçare, De-vynne Robinson.

Ndërkohë, hetuesit janë në kërkim të një personi për të shtënat dhe kanë kërkuar ndihmën e publikut për çdo informacion në lidhje me rastin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat