“Mos se gjynah, po qan”, Gjesti refuzon ta ngacmojë Loredanën kur Jozi ia kërkon ta bëjë

Mediale Vip

“Mos se gjynah, po qan”, Gjesti refuzon ta ngacmojë Loredanën kur Jozi ia kërkon ta bëjë

Më: 8 mars 2025 Në ora: 11:58
Gjesti

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë e mbushur me emocione të forta, sidomos për reperen Loredana.

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili, situata mes saj dhe ish-partnerit të saj, Jozit, ka marrë një tjetër kthesë dramatike.

Në një moment, Jozi i është drejtuar Gjestit, duke i kërkuar që të shkonte pranë Loredanës dhe ta ngacmonte.

Por, duke parë se ajo ishte e tronditur dhe në lot, Gjesti ka refuzuar menjëherë. “Mos se gjynah, po qan,” u dëgjua të thoshte reperi nga Kosova, duke treguar një anë të tij më të kujdesshme dhe të ndjeshme.

Loredana, e cila më herët ka pasur një lidhje me Jozin brenda shtëpisë, nuk ka mundur të fshehë emocionet e saj, teksa e shihte atë duke u argëtuar dhe flirtuar me një tjetër vajzë, Olës.

Pavarësisht se marrëdhënia e tyre ka marrë fund, duket qartë se ndjenjat dhe kujtimet mes tyre ende ndikojnë tek ajo.

Ky moment i ka bërë shumë shikues të reagojnë, duke komentuar se si dinamika mes ish-çifteve brenda shtëpisë po bëhet gjithnjë e më komplekse dhe e mbushur me ndjenja të forta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat