Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë nga ndjekësit e formatit, përfshirë këtu edhe familjarët e Gjestit.
Në një postim të bërë së fundmi në InstaStory-n e tij, në një shkrim të gjatë, thuhet ndër të tjera se personazhet e rikthyer në shtëpi po përpiqen ta rrëzojnë Gjestin, duke përdorur ato çka kanë parë jashtë.
Pas rikthimit të saj, Egli ka ndryshuar totalisht sjellje kundrejt Gjestit, duke e bërë këtë të fundit konfuz në lidhje me informacionet që ajo mund të ketë marrë jashtë shtëpisë..
"I mbyllur për më shumë se 150 ditë, pa qasje në botën e jashtme, pa e shijuar luksin e thashethemeve apo gjykimin e turmës, pa e ditur çfarë mendon bota, që nuk ndjen as duartrokitjet e atyre që e duan, por as “përbuzjen” e atyre që nuk e duan, por sërish e ndjekin në çdo lëvizje të tijën. I vijnë njerëz që kanë pasur fatin të dalin jashtë, të mbushen me informacione të freskëta e t’ia servirin ato të përzgjedhurave për ta thyer, për ta rrëzuar, duke e nxitur të dyshojë te vetja dhe të humbasë busullën e lojës. E megjithatë, ka ende fuqinë ta kthejë gjithë këtë presion në burim force të pashterrshme.
Nëse ka një fitore që është më e vështira në të gjitha historitë e Big Brother-ave, është kjo. Jo një fitore që vjen gjithmonë me brohoritje, por ajo që vjen pasi ke kaluar nëpër humnera, kur gjithçka ka punuar kundër teje, pa asnjë dritare të hapur, pa asnjë dorë të shtrirë, por vetëm me një shpirt që refuzoi të mposhtet. Kjo është një fitore që nuk kuptohet nga të gjithë, por peshon më rëndë se çdo gjë tjetër."