Puthje e përqafime të ngrohta mes Gjestit dhe Eglit në prag të gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania 4

Mediale Vip

Puthje e përqafime të ngrohta mes Gjestit dhe Eglit në prag të gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania 4

Më: 11 prill 2025 Në ora: 08:06
Gjesti dhe Egli

Teksa finalja e madhe po afron, marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit është duke u bërë një nga momentet më të komentuar dhe më të ndjekura nga publiku.

Dyshja kanë shkëlqyer jo vetëm për aftësitë e tyre në lojë, por edhe për afërsinë që po shfaqin ndaj njëri-tjetrit.

Në ditët e fundit, ata janë parë gjithnjë e më të afërt, duke lënë të kuptohet se lidhja mes tyre po thellohet, duke u bërë më e fortë dhe më e dukshme për shikuesit.

Një moment që ka tërhequr veçanërisht vëmendjen ka qenë përqafimi i përzemërt i shkëmbyer mes tyre, i cili ka zgjuar emocione dhe reagime pozitive tek fansat dhe ndjekësit e programit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat