Skandal në Big Brother VIP Albania/ Momenti kur Jozi godet Gjestin dhe e rrëzon përtokë

Mediale Vip

Skandal në Big Brother VIP Albania/ Momenti kur Jozi godet Gjestin dhe e rrëzon përtokë

Më: 13 prill 2025 Në ora: 06:32
Jozi godet Gjestin

Një incident i paprecedentë ka ndodhur gjatë spektaklit gjysmëfinal të “Big Brother VIP Albania 4”, ku kamerat transmetuan një skandal të vërtetë në kohë reale.

Gjatë momentit të daljes nga shtëpia, pas eliminimit të tij, Jozi Marku,ka goditur me shuplakë të fortë Gjestin, duke e rrëzuar atë në tokë.

Ngjarja ndodhi përpara syve të banorëve të tjerë dhe miliona teleshikuesve, duke shkaktuar tronditje dhe një reagim të menjëhershëm nga publiku dhe produksioni.

Shuplaka erdhi në mënyrë të papritur, ndërsa Gjestit i ishte afruar për t’i dhënë një përqafim të zakonshëm për largimin.

Jozi, në vend të përqafimit, e qëlloi me forcë, duke e rrëzuar atë në dysheme dhe duke krijuar një moment tensioni të madh në shtëpi.

Banorët dhe stafi ndërhynë menjëherë për të ndalur përshkallëzimin e situatës, ndërsa moderatori përpiqej të rikthente qetësinë në transmetim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat