Ish-deputeti Bardhyl Meta ka reaguar nga dhunës që ndodhi mbërmë në Big Brother Albania.
Ai thotë se dhuna ndaj Gjesti ishte prezente që nga dita kur hyri aty.
Duke shprehur mbështetjen për Gjestin ai thotë se duhet ta mbajë “kokën lart, djalosh fisnik, ke qenë dhe je fituesi, që nga dita e parë aty”.
Reagimi i plotë:
… s’keni çka e shoqëroni n’Polici, at far’ t’flliqt!
- Dhuna është virtyt Kriminelësh!
Për Top Chanell:
Kjo shfaqje makabre dhune ndaj Gjestit - që ngjau Live para syve të qindra mijëra shiquesve - s’ishte aspak befasi dhe e papritur!
- Dhuna fillon gjithherë verbalisht!
Dhe dhuna jo vetem verbale ndaj Gjestit, siç dëshmojne kronikat tuaja, kishte filluar që nga ora e parë e hyrjes së tij: e quajti edhe “kopil shkine”, dhe Ju, jo vetëm se e toleruat por edhe e shpërblyet nje psikopat t’pa fytyrë, me mundesi rikthimi…
Turp, t’gjithëve!
Gjestit, ndërkaq, një përqafim të madh:
- Kokën lart, djalosh fisnik, ke qenë dhe je fituesi, që nga dita e parë aty!
P.S. At’ Zogun e **** duhet n’senatorium me trajtue me dru shkoze…