Fitoi BBVA4, Gjesti reagon në Instagram

Mediale Vip

Fitoi BBVA4, Gjesti reagon në Instagram

Më: 21 prill 2025 Në ora: 17:51
Egli dhe Gjesti

Gjesti, fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka reaguar për herë të parë me një shkrim në rrjete sociale.

Ai e quan një eksperiencë të paharrueshme dhe se është i bekuar për gjithë dashurinë që ka marrë.

Këngëtari pejan falënderon të gjithë për mesazhet, dashurinë dhe përkrahjen në këtë rrugëtim.

Postimi i plotë i Gjestit:

Po dalë prej një eksperience që nuk do ta harrojë kurrë. Nuk e kam ditur që jashtë atyre mureve ka me më prit kaq shumë dashuri.

Po ndihem shumë i bekuar.

Faleminderit për krejt mesazhet, dashurinë dhe përkrahjen që ma keni dhënë.

Prej pamundësisë me ia kthy secilit, dua të them që jam shumë mirënjohës dhe ju dua pafund.

Gati për kapitullin e ri.

Gjesti

Image
Instagram
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat