Pak ditë pasi u shpall fitues i Big Brother – Gjesti fshin të gjitha postimet nga Instagrami

Mediale Vip

Pak ditë pasi u shpall fitues i Big Brother – Gjesti fshin të gjitha postimet nga Instagrami

Më: 28 prill 2025 Në ora: 18:46
Gjesti

Gjesti vetëm pak ditë më parë u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Ai tani po shijon jetën e re jashtë mureve të shtëpisë së famshme, ku edhe ka nisur me angazhimet e tjera në karrierë.

I njëjti në Instagram ka fshirë të gjitha postimet që i kishte deri më tani, por që akoma nuk ka një arsye.

Krahas kësaj, artisti pejan ka ndërruar edhe fotografinë e profilit, duke vënë një të re.

Mbase po fillon çdo gjë nga e para, ndonëse ka filluar përgatitjet edhe për projekte të reja.

Këngëtari tanimë ka mbajtur edhe koncertin e parë që pas daljes nga Big Brother VIP.

Vlen të ceket se ka paralajmëruar edhe disa bashkëpunime me emra të njohur në estradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat