Tension në koncert mes Gjestit dhe Dj Gimbo

Mediale Vip

Tension në koncert mes Gjestit dhe Dj Gimbo

Më: 11 maj 2025 Në ora: 13:06
Gjesti

Gjesti, natën e mbrëmshme, ishte i pranishëm në Austri, në një club që ishte i mbushur plot me të rinj, ku më së shumti të pranishm ishin vajzat.

Gjatë performancës së tij ndodhi diçka e pazakontë DJ personal i Gjestit vendosi këngën “U Halite” një këngë që Gjesti nuk e ka kënduar kurrë, pasi i kujton një periudhë depresive të jetës së tij, për të cilën ka folur edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Pas disa minutash tensioni, situata mes tyre u qetësua dhe Gimbo vendosi super hitin e Gjestit, “HMM”, e cila numëron mbi 22 milion klikime.

 Nervozizmi i Gjestit zgjati shumë pak dhe festa vazhdoi menjëherë atmosferën pozitive në club. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat