Gjatë një koncerti të fundit, Gjesti është përballur me një situatë të pazakontë që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Teksa performonte live përballë një publiku entuziast, një grup fansash i ofruan atij… kartelën e bankës!
Skena ndodhi në mes të performancës, kur një dorë nga turma zgjati një kartelë bankare në drejtim të artistit, si shenjë adhurimi dhe përkushtimi total ndaj tij.
Por, reagimi i Gjestit ishte po aq i fortë sa dhe momenti vetë – ai e refuzoi kartelën dhe nuk pranoi ta merrte atë.