Edhe Mitrovica ndan nga 50 euro për personat e prekur me coronavirus, nënkryetari Mujka tregon detajet

Mitrovica

Edhe Mitrovica ndan nga 50 euro për personat e prekur me coronavirus, nënkryetari Mujka tregon detajet

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 20:18
Faruk Mujka

Edhe Komuna e Mitrovicës ka vendosur që për qytetarët e prekur me coronavirus të ndahen si ndihmë nga 50 euro.

Nënkryetari Faruk Mujka thotë se deri më sot në këtë komunë janë prekur rreth 1,500 persona.

“Vendimi është marrë unanimisht nga të gjitha partitë në Kuvendin Komunal. Për qytetarët është shumë simbolike, por për ne si komunë është shumë mjaft e lartë. Vetëm deri më tani ne do të ndajmë 75,000 mijë euro për këta persona”, tha ai.

Mujka thotë se paratë do t’i marrin të gjithë qytetarët e Mitrovicës që janë prekur nga data 30 prill kur ishte paraqitur rasti i parë në këtë komunë.

Nënkryetari thotë se komuna po bënë të pamundurën që qytetarët sa më shpejt të marrin këtë ndihmë, por sipas tij është e vështirë që këto mjete të sigurohen pa buxhetin e vitit të ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat