QKSS: Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ‘Jug’, me besueshmërinë më të lartë

Mitrovica

QKSS: Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ‘Jug’, me besueshmërinë më të lartë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:03
Ilustrim

Ditë më parë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), është publikuar barometri kosovar i institucioneve të sigurisë për vitin 2020, ku sipas këtij publikimi, bazuar në pasqyrimet rajonale, rezulton se besueshmëria e qytetarëve për Policinë e Rajonit të Mitrovicës ‘Jugu’, vazhdon të jetë më e larta.

Sipas këtij barometri, anketimet e qytetarëve edhe këtë vit kanë nxjerrë Policinë Rajonale të Mitrovicë ‘Jug’, si rajonin që prin me besueshmërinë më të lartë nga të gjitha rajonet tjera.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë Avni Zahiti ka thënë se kjo besueshmëri e qytetarëve është vazhdimësi e dëshmuar edhe në dy vjetët paraprake si rajoni më i besuar.

Një perceptim i tillë nga ana e qytetarëve, sipas tij, vjen si rezultat i një fryme aktive policore, me qasje standarde me bazë në komunitet, e demonstruar me veprime konkrete në angazhim dhe integritet të lartë, etik e profesional të Policisë.

“Indikatorët e kësaj besueshmërie shfaqin principet bazë e reale të një përkushtimi të vazhdueshëm të të gjithë zyrtarëve policorë në të gjitha nivelet strukturore mbi kompetencat e një Drejtorie Rajonale të Policisë sikur rajoni i Mitrovicës Jugu”, tha ai.

Duke vlerësuar barometrin e QKSS-së si një kontribut i rëndësishëm i pasqyrimit real të perceptimit qytetar ndaj institucionit të sigurisë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ‘Jugu’, u është mirënjohës dhe falënderues të gjithë qytetarëve për besim e shprehur, ky perceptim do të jetë motiv shtesë dhe zotim për të vazhduar tutje drejt përmbushjes së synimeve të përbashkëta në ofrim të sigurisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat