Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: Motra e ther motrën me thikë

Mitrovica

Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: Motra e ther motrën me thikë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 11:51
Ilustrim

Një vajzë e mitur në Mitrovicë është ther me thikë nga motra e saj.

E mitura ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete.

Ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

“Mitrovicë, 11.12.2020-16:30. Viktima femër e mitur kosovar e ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga motra e saj. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe e njëjta ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara dhe me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat