Shpërndahen mullinjtë për fermerët përfitues

Mitrovica

Shpërndahen mullinjtë për fermerët përfitues

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
Shpërndahen mullinjtë për fermerët përfitues

Komuna e Podujevës ka filluar shpërndarjen linjave për prodhimin e ushqimit të koncentruar (mullinj) për 50 fermerë, përfitues të këtij subvencioni.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me rastin e shpërndarjes së 20 mullinjve të parë nga gjithsej 50 sish (pjesa tjetër do të shpërndahet fermerëve nga kompania përfituese e tenderit), përgëzoi përfituesit dhe tha se edhe gjatë vitit të ardhshëm Komuna do të vazhdojë me subvencionime në sektorin e bujqësisë dhe se do të kujdesen që subvencionet të shkojnë tek fermerët e vyeshëm.

Bashkë me kryetarin Bulliqi, në ceremoninë e shpërndarjes së linjave për prodhimin e ushqimit të koncentruar, ishte edhe drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vigan Salihu

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat