U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mitrovica

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Pamje nga takimi

Në mbledhjen e 27-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, të drejtuar nga Safet Kamberi, kryesues i Kuvendit, dhe në prani të nënkryetarit të komunës, Faruk Mujka, drejtorë të drejtorive komunale, dhe anëtarëve të KPF-së, janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit, Safet Kamberi, propozoi rendin e ditës, dhe të njëjtat me unanimitet të plotë nga të gjithë asamblistët u aprovuan për diskutim.

Ndërkaq pas disa diskutimesh, këshilltarët e Kuvendit Komunal, aprovuan me shumicë votash këto pika të cilat do të kalojnë për diskutim në Kuvendin Komunal; Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjekteve afariste: Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjektit afarist NPPT “Roloplast”; Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjektit afarist “Vali Skele”; Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjektit afarist NSHT “B1”;

Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjektit afarist DPZ “Lushta BI”; Propozim-vendim për miratim paraprak të vendimit për publikimin e listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës, si dhe listën e veçantë të pronave të cilat planifikohen për dhënie në shfrytëzim apo këmbim për vitin vijues 2021; si dhe Propozim-vendim për formimin e Grupit punues për hartimin e Planit të punës së Kuvendit për vitin 2021.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat