Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mitrovica

Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:59
Pamje nga takimi

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, sot ka mbajtur mbledhjen e 28-të, ku pas miratimit të pikave të rendit të ditës që janë propozuar nga anëtari më i vjetër i KPF-së, Nusret Qubreli, të njëjtat janë diskutuar dhe miratuar për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal.

Nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës si:

Propozim-vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të rregullta të Kuvendit të Komunës për vitin 2021; Plani i punës së NJAB për vitin 2021; Plani strategjik i NJAB për vitin 2021; Plani i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2021; Propozim-vendim për mbështetje financiare për klubin e basketbollit ”Trepça” në shumë prej 5000 euro; Propozim- vendim për mbështetje financiare për klubin e hendbollit të femrave “Trepça” në vlerë prej 1580 euro; Raporti i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2020, si dhe Raporti i punës së NJAB për vitin 2020.

Të gjitha këto pika kanë marrë aprovimin për tu paraqitur në seancën e radhës të Kuvendit Komunal.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat