Bahtiri inspektoi punimet në infrastrukturën rrugore në Zhabar dhe Vërnicë

Mitrovica

Bahtiri inspektoi punimet në infrastrukturën rrugore në Zhabar dhe Vërnicë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, dhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, gjatë ditës së sotme kanë inspektuar disa nga punimet e kryera në rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Me këtë rast ata kanë parë për së afërmi punët e kryera në asfaltimin dhe kubëzimin e rrugëve, dhe rregullimin e kanalizimeve në Zhabar dhe Vërnicë, respektivisht në rrugët "Pranvera", "Halit Ahmeti", “Rifat Osmani", “Zeqir Rexhepi” dhe “Safet Rexhepi”.

Kryetari Bahtiri, thekson se Komuna e Mitrovicës po bënë përpjekje që konform buxhetit që ka të investoj aty ku është mëse e domosdoshme të intervenohet, në të mirë të mirëqenies dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve.

Ndërsa, drejtori Naser Muja ka potencuar se DSHPI ka një sërë projektesh të tjera që do të realizohen në vazhdimësi, e që do të ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat