Organizata "Qatar Charity" edhe në të ardhmen do të mbështes me projekte Komunën e Mitrovicës

Mitrovica

Organizata "Qatar Charity" edhe në të ardhmen do të mbështes me projekte Komunën e Mitrovicës

Më: 7 prill 2021 Në ora: 19:24
Pamje nga takimi

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot ka pritur në një takim z. Nawaf Abdulla AlHammadi, shef i programeve/ projekteve globale në organizatën “Qatar Charity”, si dhe drejtorin e kësaj organizate Mahmoud Abbas Shaker, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, dhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja.

Qëllimi i vizitës së përgjegjësit kryesor të projekteve, që nën menaxhimin e tij janë 30 zyre të “Qatar Charity” nëpër botë ishte njoftimi për së afërmi me projektet e realizuara në Mitrovicës, si dhe hapja solemne e tyre.

Fillimisht z. Nawaf Abdulla AlHammadi, tha se është i lumtur që gjendet në Kosovë dhe Organizata Bamirëse “Qatar Charity” vepron këtu dhe ka pas mundësi që të ndihmoj edhe Komunën e Mitrovicës.

Po ashtu, ai tha në vazhdim se ka ardhur në këtë takim për të mësuar më shumë për projektet që deri tash i ka realizuar në Mitrovicë “Qatar Charity”, dhe për të shpreh gatishmërinë që të vazhdoj edhe në të ardhmen bashkëpunimin me Mitrovicën, përmes projekteve tjera që do t’i ofroj Komuna.

Ndërkaq nënkryetari Mujka theksoi se është shumë i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm të organizatës bamirëse “Qatar Charity”, e cila ka mbështetur Mitrovicën me projekte të shumta e të ndryshme, që kanë ndikuar në zhvillimin e Komunës në fusha të caktuara, por që fokus kryesor kanë mirëqenien sociale dhe krijimin e kushteve të barabarta me pjesën tjetër të shoqërisë. Derisa ka përmendur projekt propozimet e përgatitura nga komuna, duke shpresuar që do të gjejnë përkrahje në realizimin e tyre, ashtu siç është ndihmuar komuna dhe qytetarët e saj në vazhdimësi nga kjo organizate.

Në fund nënkryetari Mujka i shoqëruar nga drejtorët dhe së bashku me përfaqësuesit e “Qatar Charity” kanë vazhduar vizitat në Shalë të Bajgorës, dhe në fshatin Frashër për të parë për së afërmi disa nga projektet e filluara si dhe të realizuara me marrëveshje bashkëfinancuese mes komunës dhe organizatës në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat