Emërohet drejtoresha e re e Komunës, kunata e anëtarit të kryesisë së VV-së

Mitrovica

Emërohet drejtoresha e re e Komunës, kunata e anëtarit të kryesisë së VV-së

Më: 23 maj 2021 Në ora: 16:07
Fitore Mehmeti Behrami

Ditë më parë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kishte liruar nga detyra drejtoreshën për mirëqenie sociale, Nazan Kërveshi.

Vetëm disa ditë më vonë, kryetari Bahtiri ka bërë emërimin e drejtoreshës së re.

Duke u bazuar në burimet e gazetës, drejtoresha e re e kësaj drejtorie është Fitore Mehmeti Behrami, ndërsa e njejta tashmë ka marrë edhe urimet, të cilat edhe i ka publikuar në rrjetet sociale.

Drejtoresha Behrami del të jetë edhe kunata e anëtarit të kryesisë së VV-së në Mitrovicë, dhe ish kandidatit për asamble komunale, Mergim Behrami.

Përveç votës së tij në kryesi, familja Behrami ka edhe disa delegatë në Këshillin Drejtues të VV-së në Mitrovicë.

Në këtë situatë, Agim Bahtiri duket se ka siguruar votat për kandidaturën e tij në kryesi, dhe në rrugë të sigurt drejt sigurimit të shumicës së votave është edhe në Këshillin e VV-së.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat