U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mitrovica

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:48
Pamje nga takimi

Në mbledhjen e 33 -të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Safet Kamberi, dhe në prani të anëtarëve të KPF-së, nënkryetarit të komunës, Faruk Mujka, drejtorëve të drejtorive komunale, janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.

Fillimisht në këtë mbledhje janë dhënë disa propozime si pika shtesë të rendit të ditës për procedim në mbledhjen e ardhshme të kuvendit si; Raporti vjetor i Qendrës Multifunksionale ”Omni Sport” për vitin 2020; Propozim-vendim për plotësim/ndryshim të vendimit të kuvendit nr.02-060/01-005607/20-12 të dt.24.09.2020 për lirim të bizneseve nga pagesa për shfrytëzim të hapësirave publike; Propozim- vendim për bartje të mjeteve të fondit rezervë në investime kapitale.

Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së pas disa diskutimesh kanë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës si; Plani i veprimit për procesin e buxhetimit 2022-2024 ( Qarkorja buxhetore 2022/01(MFPT), Orari i dëgjimeve buxhetore me qytetarë për planifikimin e buxhetit 2020-2024); Korniza afatmesme buxhetore 2022-2024; Raporti i DSHPI-së për dinamikën e punëve për periudhën janar-maj 2021; Raport vjetori i DMMP për menaxhimin e mbeturinave 2020; Raporti gjashtëmujor i punës së DKRS-së - Sektori i Sportit.

Këto pika të rendit të ditës do të kalojnë për miratim dhe shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës që do të mbahet në fund të muajit qershor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat