Breshër i tmerrshëm në Mitrovicë, qytetari e mbledh me lopatë

Mitrovica

Breshër i tmerrshëm në Mitrovicë, qytetari e mbledh me lopatë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 15:48
Pamje nga Mitrovica

Re të forta kanë shkaktuar shira të fortë me bubullimë, breshër dhe erë të stuhishme në disa pjesë të Kosovës.

Një stuhi e shoqëruar nga shiu i madh dhe breshëri e ka përfshirë edhe fshatin Mitrovicën.

Një qytetar atje është fotografuar teksa po e mblidhte me lopatë breshrin në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Rrebeshi i shiut me breshër ka përfshirë edhe disa pjesë të tjera të Mitrovicës.

Mot i ngjashëm ka qenë sot edhe në Podujevë.

Siç raportojnë mediat lokale atje, në disa pjesë të Podujevës, sasia e breshërit ka qenë e madhe, derisa rrugët e qytetit janë mbushur me ujë. Si pasojë e erërave të forta, të cilat zgjatën pak, një pjesë e qytetit është përballur me mungesë të energjisë elektrike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat