Nesër aksion të gjerë në lokalet e Mitrovicës

Mitrovica

Nesër aksion të gjerë në lokalet e Mitrovicës

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:14
Ilustrim

Pas shqetësimeve dhe ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për zhurmën që po shkaktojnë lokalet e qytetit, dhe parregullsitë e tjera në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka ftuar në takim përfaqësuesit nga Stacioni Jugor i Policisë në Mitrovicë, si dhe zyrtarë komunal nga Drejtoria e Inspekcionit.

“Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e një zgjidhje të përbashkët mes institucioneve relevante lidhur me zhurmën që po shkaktohet nga lokalet e natës që ndodhen në përdhese të banesave kolektive, zhurma e të cilëve është kthyer në burim shqetësues për qetësinë e qytetarëve, si dhe parregullësitë e tjera në ushtrimin e veprimtarisë së tyre”, thekson komunikata.

Pas diskutimeve të shumta nga të pranishmit në takim, është marrë vendim i përbashkët që nga nesër në ora 20:00, Drejtoria e Inspekcionit së bashku me Policinë e Stacionit Jugor në Mitrovicë dhe Njësinë Speciale të Kosovës, të mbajnë aksion të gjerë për kontrollimin e lokaleve, në mënyrë që t’iu përmbahen rregullave në bazë të veprimtarisë për të cilat kanë marrë leje.

Me këtë rast, luten pronarët e bizneseve, qytetarët si dhe konsumatorët të kenë mirëkuptim dhe bashkëpunim me institucionet e lartpërmendura.

Kryetari Bahtiri ka theksuar se në vazhdimësi është i përkushtuar që t’iu ofroj mundësi bizneseve, mirëpo jo që këto biznese t’i shqetësojnë qytetarët dhe mërgimtarët tanë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat