Zyrtari për ekonomi dhe politikë në ambasadën amerikane Joseph Farbeann vizitoi shoqatën e të pagjeturve “Zëri i Prindërve”

Mitrovica

Zyrtari për ekonomi dhe politikë në ambasadën amerikane Joseph Farbeann vizitoi shoqatën e të pagjeturve “Zëri i Prindërve”

Nga: F. B Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:04
Pamje nga takimi

Kreu i Shoqatës “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë Bajram Qerkini ka pritur sot në selinë e shoqatës zyrtarin e lartë amerikan nga ambasada amerikane në Prishtinë, Joseph Fatbeann, me të cilin është biseduar për shoqatën, aktivitetet, planet e punës dhe problematikën e personave të pagjetur edhe në nivel lokal edhe qendror.

Zyrtari amerikan ka shprehur interesimin për njohjen me punën, vizionin , qëllimet dhe aktivitetet e shoqatës, numrin e anëtarëve, vështirësitë me të cilat përballet shoqata si dhe rezultatet e arritura në periudhën e deritashme të funksionimit.

“Shoqata jonë synim primar të punës dhe aktiviteteve tona zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në komunën dhe rajonin e Mitrovicës, por edhe zbardhjen e fatit të gjithë personave të pagjetur në nivel vendi” ka thënë Qerkini.

Gjatë periudhës së funksionimit si shoqatë, kemi zhvilluar dhe vazhdojmë të zhvillojmë takime të rregullta me familjarët e personave të pagjetur dhe viktimave të luftës, duke organizuar debate, trajnime edhe tryeza me përfaqësues të institucioneve qendrore e ndërkombëtare, ku vazhdimisht është kërkuar bashkë-rëndim i forcave dhe trysni ndaj palës serbe me qëllim të zbardhjes së fatit të secilit persona që ndodhet në listën e të pagjeturve.

Sipas Qerkinit “Çështja e personave të pagjetur nuk është çështje politike po thellësisht çështje humane, andaj bashkësia ndërkombëtare por edhe institucionet tona qendrore duhet të insistojnë në secilin takim me palën serbe, për të hapur arkivat e mbrojtjes territoriale, ushtrisë edhe policisë, në mënyrë që të zbardhet fati i secilit person të pagjetur në Kosovë”.

Zyrtari amerikan është njoftuar edhe me punën që bën shoqata në koordinimin dhe bashkëpunimin me shoqatat tjera simotra, përfshirë edhe shoqata nga komunitetet tjera, duke e ilustruar atë me takimet dhe aktivitetet që zhvillohen në Qendrën Burimore për persona të pagjetur, që vepron në Prishtinë dhe ku aktivitetet e veta i zhvillojnë persona edhe shoqata nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Nga ana tjetër zyrtari amerikan Farbeann ka shprehur kënaqësinë me aktivitetet edhe punën që ka bërë shoqata, posaçërisht me art-faktet e punuara për personat e pagjetur në komunën e Mitrovicës, ndërkohë që ka premtuar mbështetje në aktivitetet edhe punën e shoqatës nga ambasada dhe qeveria amerikane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat