KDI: Mitrovica në top 3 komunat për transparencë

Mitrovica

KDI: Mitrovica në top 3 komunat për transparencë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:20
Agim Bahtiri

Transparometrit Komunal i publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës ka nxjerrë Mitrovicën si komunën më transparente nga komunat e mëdha.

Ndryshe para saj në ranglistën e plotë janë vetëm Rahoveci dhe Lipjani.

Mitrovica ka mbledhur 81 pikë nga totali prej 100 sosh, që në përqindje e nxjerr si 91.05% të përmbushjes së transparencës. Në postimin e të parit të Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë që ata janë të përkushtuar ta ngrisin edhe më shumë nivelin e transparencës.

Postimi i Agim Bahtirit:

Mitrovica në TOP komunat për Transparencë Transparometrit Komunal na nxjerrë komunën e tretë në nivel të Kosovës për transparencë, teksa prej komunave të mëdha, jemi të PARËT. Jemi të përkushtuar që transparencën ta vazhdojmë dhe ta avancojmë përpara edhe në mandatin e ri të udhëheqjes së Mitrovicës.

Në programin tonë zgjedhor ne kemi paraparë transparencën e dokumenteve planifikuese e zhvillore dhe hapja e tenderëve do të bëhet në sytë e qytetarëve. Këtu mund të shihni vlerësimin e plotë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

https://kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2021/09/AQT-Transparometri-Komunal-2021-ALB-Final-per-publikim-Shtator-2021.pdf

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat