Hamza bëhet pjesë e fushatës vetëdijesuese për kancerin e gjirit

Mitrovica

Hamza bëhet pjesë e fushatës vetëdijesuese për kancerin e gjirit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 19:11
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, sot bashkë me gratë kandidate për Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe gra që i kanë mbijetuar kancerit të gjirit është sensibilizuar me çdo të prekur nga kanceri i gjirit në Mitrovicë dhe në Kosovë.

Hamza ka apeluar që të mos neglizhohet shëndeti dhe të kryhen me kohë ekzaminimet, sepse, siç ka thënë ai, zbulimi i hershëm është shpëtim dhe parandalimi është mbijetesë.

Postimi:

Me gratë kandidate për Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe gra që i kanë mbijetuar kancerit të gjirit, sot u sensibilizuam me çdo të prekur nga kanceri i gjirit në Mitrovicë dhe në Kosovë. Mos e neglizhoni shëndetin tuaj dhe kryeni me kohë ekzaminimet, sepse zbulimi i hershëm është shpëtim dhe parandalimi është mbijetesë. Në qeverisjen time, ekzaminimet dhe kontrollet rutinore me mamografi do të jenë falas dhe do të ofrojmë shërbime shëndetësore shumë më cilësore për trajtimin e kancerit të gjirit. Zvogëlimi i rrezikut është i mundur!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat