Krasniqi thotë se fitorja e Bedri Hamzës është fitore e të gjithë Mitrovicasve pa dallim

Mitrovica

Krasniqi thotë se fitorja e Bedri Hamzës është fitore e të gjithë Mitrovicasve pa dallim

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 21:38
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar Bedri Hamzën i cili doli fitues në komunën e Mitrovicës.

Krasniqi shkruan se fitorja e Hamzës është fitore e të gjithë Mitrovicasve, pa dallim.

Postimi i plotë:

Me 31 korrik, bashkë me Bedri Hamzën ishim në Ëmbëltoren “Ballkan”, në Mitrovicë, atë ditë kur Bedriu iu përgjigj kërkesës së qytetarëve për të hapur një epokë të re për këtë qytet të dashur për ne.

U rikthyem sonte në “Ballkan” për t’u ëmbëlsuar e për të reflektuar për këtë epokë të re, që qytetarët e Mitrovicës e hapën dje me besimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj Bedriut. Fitorja e Bedriut është fitore e të gjithë Mitrovicasve, pa dallim.

Është fitore e zhvillimit kundër degradimit, e kompetencës kundër paaftësisë, e perspektivës kundër stagnimit, si dhe një nder i madh e përgjegjësi edhe më e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës. Urime të gjithë qytetarëve të Mitrovicës. Jemi krenar me shembullin e përgjegjësisë qytetare që keni treguar në këto zgjedhje. Ju priftë e mbara në epokën e zhvillimit e dinjitetit, me Bedri Hamzën kryetar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat