Asambleisti shqiptar fiton mbi 1 mijë vota në Mitrovicë

Mitrovica

Asambleisti shqiptar fiton mbi 1 mijë vota në Mitrovicë

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 22:49
Skender Sadiku

Punën në zyrë e ka të përditshme. Por Skender Sadikut nuk i pëlqen shumë të qëndrojë aty, pasi thotë se më të rëndësishme i ka takimet me qytetarë.

Këto takime edhe ndikuan në rezultat pozitiv për garën e zgjedhjeve lokale të 14 tetorit në të cilën Sadiku hyri me qëllim të bëhej asambleist në Komunën e Veriut.

Edhe pse ende nuk ka filluar punën ai çdo ditë kalon afër objektit, që sipas tij do t’i kontribuojë e shërbejë qytetarëve që e votuan.

Sadikun përveç që është zgjedhur asambleist, e ka gëzuar shumë edhe një fakt tjetër.

Megjithatë të lehtë e nuk e konsideron përballjen me asambleistët e Listës Serbe.

Por nuk mohon faktin se  do të provojë bashkëpunimin me ta për të mirën e qytetarëve.

Sadiku mori 1 023 vota në total e përveç tij në asamble do të jetë edhe Flutura Hamza e cila ja arriti të futet në Kuvend Komunal me 193 vota.

Dy asamblistët shqiptarë vinë nga Iniciativa të cilën e drejton politikani Erden Atiq. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat