Vesa Broja zgjedhet kryesuese e kuvendit komunal në Mitrovicë

Mitrovica

Vesa Broja zgjedhet kryesuese e kuvendit komunal në Mitrovicë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 09:20
Kuvendi komunal në Mitrovicë

Nën drejtimin e anëtarit më të moshuar të Kuvendit të Komunës, Fadil Veseli, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, është mbajtur mbledhja e rregullt e kuvendit, për zgjedhjen e kryesuesit të KK-së.

Anëtari më i moshuar i kuvendit, Fadil Veseli, ka propozuar edhe rendin e ditës për këtë seancë, ku pas formimit të komisionit prej tre anëtarësh për zgjedhje të kryesuesit, me vota të fshehta, kryesuese u zgjodh Vesa Broja, nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila fitoi 21 vota nga të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës sa ishin të pranishëm në këtë seancë.

Pas kësaj me një fjalë rasti të pranishmëve u është drejtuar kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja, e cila ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë anëtaret e këtij kuvendi, dhe është e përkushtuar për të punuar për çështje që kanë të bëjnë për qytetarët dhe të mirën e komunës.

Ndërsa pika e dytë e rendit të ditës e paraparë për këtë seancë; Propozim-vendimi për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa është shtyrë për mbledhjen e radhës të kuvendit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat