Broja kërkon të ketë frymë bashkëpunuese nga anëtarët e Kuvendit Komunal

Mitrovica

Broja kërkon të ketë frymë bashkëpunuese nga anëtarët e Kuvendit Komunal

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:14
Vesa Broja

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar aktin e saj të parë në cilësi të kryesueses për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit të Komunës. Arian Tahiri nga subjekti politik i PDK-së, i cili ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij si anëtar i KK-së, dhe aktualisht ushtron detyrën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës.

Njoftimi:

Kryesuesja Broja, në ditën e parë të punës ka mbajtur edhe një takim të karakterit informues me stafin e sekretarisë së kuvendit komunal, ku ka kërkuar që të ketë frymë bashkëpunuese dhe korrektësi në punë.

Po ashtu kryesuesja Broja ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë anëtaret e subjekteve politike dhe do të adresohen çështje të cilat kanë të bëjnë më qytetarët e Mitrovicës dhe për të mirën e komunës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat