Në Mitrovicë sot pasdite u varros ushtari i UÇK-së, Mursel Uka - Bajgora që papritur ndërroi jetë mbrëmë 

Mitrovica

Në Mitrovicë sot pasdite u varros ushtari i UÇK-së, Mursel Uka - Bajgora që papritur ndërroi jetë mbrëmë 

Nga: F. B. Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 20:20
Mursel Uka

Lajmi që ka tronditur pjesën dërmuese të qytetarëve të Mitrovicës posaçërisht ata që patën guximin dhe u përballën me regjimin paramilitar e ushtarak serb në Shalën e Bajgorës ishte lajmi se Mursel Uka ushtari trim i ditëve të para të UÇK-së ka ndërruar jetë.

Vdekja e ish luftëtarit të njohur të UÇK-së Mursel Uka Bajgora, ka tronditi mbrëmë qytetin e Mitrovicës dhe bashkëluftëtarët e tij, që kujtojnë Murselin si burrë trim, të vendosur edhe sy patrembur në secilën sfidë edhe betejë gjatë luftës..

Në varrezat e qytetit në Shipol, ishin tubuar numër shumë i madh i qytetarëve, shokëve , bashkëluftëtarëve dhe miqëv të Murselit, por edhe familjarë nga e gjithë Mitrovica, të cilët duke bërë homazhe edhe dua u ndanë nga vëllau, shoku, fqinj, bashkëluftëtari dhe bashkëqytetari.

Në varrim kanë marr pjesë ish bashkëluftëtarë dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta, zyrtarë komunal dhe qytetarë të shumtë të cilët vlerësuan lartë angazhimin punën dhe kontributin e tij t[ çmuar në momentet më të rënda të popullit tonë në sëndertimin e idealit për liri dhe shtet sovran.

 Tek varri i ushtarit Mursel Uka Bajgora kanë bërë homazhe numër i konsiderueshëm  i qytetarëve të cilët kanë vendosur kurora me lule.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat