23 vjet nga vrasja e piktorit Kadri Kadriu

Mitrovica

23 vjet nga vrasja e piktorit Kadri Kadriu

Më: 11 mars 2022 Në ora: 08:10
Varri i Kadri Kadriut

Sot mbushen 23 vjet nga vrasja e piktorit të mirënjohur mitrovicas, Kadri Kadriu.

Kadri Kadriu gjatë kthimit për në shtëpinë e tij te kullat e famshme me “plis” në lagjen “Kroi i Vitakut”, pas qëndrimit te të afërmit, ai kapet tinëzisht nga forcat paramilitare e makineria serbe dhe vritet mizorisht.

Ndërsa trupi i tij u gjet në Stan Tërg.

Në këtë ditë, familjarë, poetë, artistë të profileve të ndryshme, si dhe qytetarë, bëjnë homazhe te varri i piktorit, ndërsa vizitojnë edhe familjarët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat