Në Mitrovicë fillon mbjellja e drunjëve dekorativ

Mitrovica

Në Mitrovicë fillon mbjellja e drunjëve dekorativ

Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Mitrovicës në kuadër të rregullimit të hapësirave gjelbëruese dhe planifikimit për zgjerim dhe rivitalizim të sipërfaqeve gjelbëruese, ka filluar me mbjelljen e drunjëve dekorativ.

Për të parë më afër procesin e mbjelljes së këtyre drunjëve, i pranishëm ishte nënkryetari i komunës, Arian Tahir, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava si dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni.

Me këtë rast, nënkryetari Tahiri  ka thënë se mbjellja e këtyre drunjve do ti jap një pamje të bukur dhe një gjallëri më të madhe sheshit të qytetit duke shtuar se do të trajtohet me prioritet mirëmbajtja dhe shtimi i hapësirave të gjelbëruara.

Ndërsa drejtori i DSHPI-së, Granit Tmava theksoj se ditë më parë ka përfunduar prerja e drunjëve të tharë të cilët ishin rrezik për këmbësorët dhe objektet në afërsi, më ç ‘rast këta drunjë do të zëvendësohen me trupa të rinj dhe mbjellja e tyre do të vazhdoj edhe në hapësirat ku vlerësohet e nevojshme shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese.

Nga drejtori Tmava u potencua se gjatë kësaj jave do të bëhet mbjellja e 150 trupave të rinj në hapësirat gjelbëruese.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat