​Mitrovicë, sot protestohet për rastin e Betina Ymerit

Mitrovica

​Mitrovicë, sot protestohet për rastin e Betina Ymerit

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 07:44
Betina Ymeri

Me iniciativë të prindërve të Betina Ymerit, e cila për shkak të kërcënimeve nga fejuari i saj kreu vetëvrasje, sot nga ora 12:00 para Gjykatës Themelore në Mitrovicë do të protestohet.

Protesta organizohet për t’iu bërë thirrje institucioneve përkatëse që rastin ta trajtojnë me prioritet dhe në mënyrë profesionale që fajtori ta merr dënimin e merituar.

Njëkohësisht prindërit duan të përçojnë mesazh te prindërit e tjerë që të kujdesen më shumë për fëmijët e tyre dhe të komunikojnë më shumë me fëmijët për shqetësimet që ata kanë.

Ky sistem e kjo mendësi të ndryshojë, që fëmijët tonë të ndihen të sigurt dhe jo të vetmuar. Të mos ndodhin më vetëvrasje dhe kërcënime tjera që çojnë në vetëvrasje, dhe të mos ndodhë edhe një humbje jete”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Betina Ymeri (19) dyshohet se i dha fund jetës së saj, për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj L.SH. (19), i cili është arrestuar nga policia.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Hetimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë nga ana e hetuesve të NJHR-së në koordinim me prokurorin e shtetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat