Gjenden gjashtë predha në Mitrovicë, KFOR-i i largon

Mitrovica

Gjenden gjashtë predha në Mitrovicë, KFOR-i i largon

Më: 10 janar 2023 Në ora: 10:53
KFOR

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Mitrovicë janë gjetur gjashtë predha.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia për deminim i KFOR-it dhe ka bërë tërheqjen e tyre.

“GJETJE E MJETEVE TË DYSHIMTA|Mitrovicë 09.01.2023 – 15:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në disa mjete të dyshimta.

Njësia për deminim e KFOR-it ka ndal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen në mënyrë të sigurtë të 6 (gjashtë) predhave”, thuhet në raport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat