Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet në Mitrovicën e Veriut

Mitrovica

Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet në Mitrovicën e Veriut

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 18:35
Vetura

Një veturë e tipit BMW 320 me targa gjermane, e vjedhur në shtetin e Gjermanisë, është gjetur në Mitrovicë të Veriut.

Deri tek gjetja ka ardhur pas një bashkëpunimi mes policisë së Kosovës dhe autoriteteve gjermane.

“Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit, ku njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore kanë lokalizuar dhe konfiskuar automjetin e kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti bëhet e ditur se po vazhdon të hetohet, në bashkëpunim me autoritetet gjermane të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat