Nga erërat bie një pjesë e fasadës së shkollës “Migjeni”, merrën masat për të evituar çdo rrezik

Mitrovica

Nga erërat bie një pjesë e fasadës së shkollës “Migjeni”, merrën masat për të evituar çdo rrezik

Më: 15 mars 2025 Në ora: 19:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Dje ka pasur erëra në Mitrovicë, si pasojë e kësaj ka rënë fasada e aneksit ku është e vendosur kaldaja e ngrohjes qendrore në shkollën fillore të mesme dhe të ulët “Migjeni”.

Sipas njoftimit të lëshuar nga shkolla, kjo ka ndodhur para orës 12:00.

Bëhet e ditur se janë marrë masat e nevojshme për të evituar çdo rrezik të mundshëm.

Thuhet se nuk janë shkaktuar dëme të tjera dhe nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Si pasojë e erërave të forta, dje me datën 14.03.2025 para orës 12:00 ka rënë fasada e aneksit ku është e vendosur kaldaja e ngrohjes qendrore. Menjëherë janë marrë masa të nevojshme për të evituar çdo rrezik të mundshëm. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme të tjera apo pasoja për njerëzit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat