Hapësira Shoqërore për Dekonstruksion në Mitrovicë ka mbledhur 800 euro për shoqatën e të shurdhërve në Mitrovicë.
Sipas njoftimit, në këtë shumë monetare kanë kontribuuar qytetarët gjatë muajit të Ramazanit.
“Deri tash, pak netë para se me përfundu Ramazani, falë kontributit të secilit/ës kemi mbrri me i mbledh 800€ për shoqatën e të shurdhërve në Mitrovicë.
Faleminderit krejtve për solidaritetin!”, thuhet në njoftim.
Më poshtë, brenda njoftimit mund t’i gjeni disa pamje nga netët brenda Hapësirës Shoqërore për Dekonstruksion në Mitrovicë.