Nis sot asfaltimi i rrugës problematike në Mitrovicë

Mitrovica

Nis sot asfaltimi i rrugës problematike në Mitrovicë

Më: 22 maj 2025 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Sot nis asfaltimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë.

Ky projekt ishte planifikuar të realizohej më herët, por për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike është shtyrë.

Me këtë rast, bëhet thirrje për të gjithë pronarët e automjeteve që t’i largojnë veturat e parkuara përgjatë kësaj  rruge në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i papenguar i punimeve dhe përfundimi me kohë i projektit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat