Koalicioni PDK-LDK zyrtarizohet në Mitrovicë

Mitrovicë

Koalicioni PDK-LDK zyrtarizohet në Mitrovicë

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 19:03
Është nënshkruar koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së në Mitrovicë

Është nënshkruar koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së në Mitrovicë.

Këtë e ka bërë të ditur vet kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Arian Tahiri, i cili tha se e vendosën Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë.

“Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me Lidhjen Demokratike të Kosovës është një premtim për qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton”.

“Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike. Ky është koalicion për Mitrovicën dhe mitrovicasit. Ky është koalicioni i fitores! Për ty gjithmonë, Mitrovicë”, ka shkruar Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat