Peci thotë se situata me vërshimet në Mitrovicë është stabilizuar

Mitrovica

Peci thotë se situata me vërshimet në Mitrovicë është stabilizuar

Më: 7 janar 2026 Në ora: 08:34
Faton Peci

Në rajonin e Mitrovicës ka rënë sasia e ujit në të gjitha pikat kritike, duke rritur gjasën që të bie edhe sasia në lumin Lushta.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë pas mesnate, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

"Të dashur qytetarë, në këto momente, sasia e ujit në të gjitha pikat kritike ka rënie të dukshme, me tendencë të rënies edhe në lumin Lushta.

I gjithë mekanizimi i Shtabit Emergjent do të jetë në dispozicion 24 orë", tha Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat